NATO sqarohet për “Metohinë” e Gjuriqit (Video)

PUBLIKUAR

Në Kosovë po mbahet për herë të parë një aktivitet politik i Aleancës veriatlantike: seminari i NATO-së Rose Rothe, që për tre ditë do të zhvillohet në Prishtinë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në këtë seminar i kërkoi sqarime Xhavit Halilit të PDK-së për mos ndalimin që në punimet e Asamblesë Parlamentare të Nato-s në Prishtinë, emisari serb, Marko Gjuriq, të ftohej si drejtor i zyrës për “Kosovë e Metohi”.

Politikani nga Beogradi në fakt nuk erdhi e me postin e tij në ftesa nuk u mor askush brenda sallës, ani se të gjithë e kishin në duar listën e pjesëmarrësve të seminarit.

Por, se si erdhi deri te kjo thirrje, flet sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs.

“I prezantojmë biografitë ashtu siç na prezantohen. Nuk ndërhyjmë te to po i prezantojmë siç përfaqësuesit na i japin”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...