Ngjela: Politikanët shqiptarë në Maqedoni të korruptuar nga Rusia

PUBLIKUAR

Politikani dhe ish-funksionari nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në Maqedoni duke thënë se Maqedonia do të shpërbëhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski, kryrministri i inkriminuar i Maqedonisë, është i pari kryeministër i korruptuar ballkanik që po kërkon të mbijetojë politikisht me anë të Rusisë.”

”Në fakt kjo është metoda e të gjithë banditëve në pushtet që i ndëshkon vendosja e një shteti të drejtë demokratik. Edhe Meta në Kine shkoi, për t’i shpëtuar ndëshkimit për vjedhjet masive që ka bërë në Shqipëri. Na bëri për të qeshur, neve, por edhe amerikanët.”

Po shqiptarët çdo bëjnë në Maqedoni? Kancelarja gjermane, Merkel, që po viziton Ballkanin, nuk pranoi të shkojë në Shkup. Po liderët shqiptarë të Maqedonisë? Edhe ata të korruptuar janë. Po shqiptarët e Maqedonisë? Ata po presin shpërbërjen e Maqedonisë. Dhe shenjat janë që ajo do te vijë, duan apo nuk duan ruset e Putinit.”, shkruan Spartak Ngjela.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...