Vidhen 47 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj

PUBLIKUAR

Në Ferizaj mbrëmë në një shtëpi është vjedhur një sasi e konsiderueshme të hollash.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se vjedhja në një shtëpi të qytetit të Ferizajt ndodhi mbrëmë në orën 22 e 10 minuta.

Sipas policisë, persona të panjohur hynë në këtë shtëpi dhe aty vodhën 47 mijë euro dhe 280 franga zvicerane.

Policia në raportin 24 orësh bën me dije se është duke e hetuar këtë vjedhje.

Një vjedhje tjetër ndodhi mëngjesin e djeshëm edhe në Radavc të Rahovecit.

Policia bën me dije se në këtë fshat nga një veturë, pas thyerjes së xhamit të saj, u vodhën kartela mbushëse të “Valës” në vlerën e 1600 eurove.

Sipas policisë, për vjedhjen e këtyre mbushjeve janë arrestuar të dyshuarit, ndërsa te njëri prej tyre janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kartelave të “Valës” që dyshohet se u vodhën nga makina.

Njëri nga të arrestuarit është liruar, ndërsa tjetri po mbahet në polici.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...