Trump sulmon Michelle Obaman

PUBLIKUAR

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar Zonjën e Parë, Michelle Obama, duke thënë se “gjithcka që ajo do të bëjë është fushata” për rivalen e tij.

Ai po ashtu ka akuzuar zonjën e parë se ka sulmuar Hillary Clinton më 2007, duke e cilësuar si të papërshtatshme për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Kjo gjë qe mohuar nga drejtuesit e fushatës së Obama, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, Clinton ka akuzaur Trump se paraqet kërcënim për demokracionë, sidomos nëse nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve.

“Ne e dimë dallimin mes lidershipit dhe diktaturës dhe bartja paqësore e pushtetit është pika ku ndahen këto të dyja”, tha ajo në Cleveland, Ohio.

“Donald Trump nuk ka pranuar të thotë nëse do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Me këtë ai ka kërcënuar demokracinë”.

Në një tubim me mbështetësit e tij në North Carolina, Trump u pati thënë mbështetësve se e sheh sa shumë “Michelle Obama e pëlqen Hillary”.

“Por këto nuk ishin bindjet e para të saj. Ajo pati thënë dikur: ‘Nëse nuk kujdesesh dot për shtëpinë tënde, cfarë do të bësh në Shtëpinë e Bardhë’. Ku mbeti kjo bindje. Nuk jam duke e dëgjuar këtë gjë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...