Natalyia Apostolova gjatë mbajtjes së Seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë ka shprehur “Demarkacioni nuk është problem i vështirë, është më shumë problem teknik e që mund të zgjidhet në mënyrë të lehtë por fatkeqësisht ky problem është politizuar dhe ky proces tani shihet si proces për liberalizimin e vizave”.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se “Ne kemi folur për çështjen e demarkacionit por përsëri ju sigurojë se BE-ja nuk po shpik gjithnjë e më shumë kushte që të mbajë larg Kosovën nga BE-ja”,transmeton indeksonline
Sipas saj “BE-ja në procesin e zgjerimit kalon dhe ka kaluar në shumë rrugëtime të hidhura dhe rrjedhimisht ka edhe mësime. Ndërsa ne kemi pasur probleme me çështjen e demarkacionit dhe zgjerimi i vendeve kandidate është vënë në kushtëzim për zgjidhje”, ka thënë Apostolova.


