OKB’ja fajëson regjimin e Sirisë për sulmin kimik

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se forcat e qeverisë së Sirisë janë përgjegjëse për sulmin e tretë me gaz helmues.

 

Një raport për këtë sulm i Kombeve të Bashkuara dhe i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, mbrëmë i është dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pritet që për këtë raport të ketë mospajtime ndërmjet Rusisë dhe fuqive perëndimore lidhur me çështjen e përgjigjes ndaj këtij incidenti me armatim kimik të dokumentuar.

Raporti i fajëson forcat e qeverisë së Sirisë për sulm me përdorim të gazit helmues, me gjasë klor, në Kmenas të Idlibit, më 16 mars të këtij viti.

Në muajin gusht, Kombet e Bashkuara e patën identifikuar regjimin e Sirisë si përgjegjës për dy sulme të tjera me gaz të klorit në vendin e vet.

Pasi Siria më herët ishte fajësuar për dy sulme kimike, Rusia, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë të vetos, e kishte bllokuar çfarëdo aksioni, duke thënë se konkludimet e Kombeve të Bashkuara nuk duhet të përdoren për imponim të sanksioneve./REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...