Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku një grua i ka dhënë fund jetës.
44 vjeçarja T.Senka është dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohej se kishte pirë fosotoksinë.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se gruaja pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, ndërroi jetë në orët e natës së lënë pas.
Bazuar në hetimet e para të uniformave blu dyshohet se shkak për veprimin fatal të së ndjerës ka shërbyer dhuna e vazhdueshme e të shoqit Faslli Senka, rreth 50 vjeç.
Në dëshmitë e familjarëve mësohet se gruaja dhunohej vazhdimisht nga i shoqi për shkak të xhelozisë së tij, por edhe sepse pinte.
Por mbrëmjen e djeshme dhuna ka qenë e tillë, sa që 44 vjeçarja për të shpëtuar nga duart e të shoqit, ka shpëtuar për një moment nga vëmendja e tij dhe ka pirë fostoksinë.
Mendohet që viktima e kishte blerë më parë lëndën helmuese, duke ngjallur dyshime për një planifikim të vetëflijimit, e lodhur nga jeta nën dhunë.
Nën akuzën për shkaktim të vetëvrasjes, u bë arrestimi i bashkëshortit të saj Faslli Senka, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e gjithë detajeve të ngjarjes.



