Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, që ka ndodhur para pak çastesh në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.
“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj për Telegrafin.
Sipas burimeve të Telegrafit ngjarja ka ndodhur tek rruga e ish-objektit të zjarrfikësve


