Në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, televizioni gjerman ZDF, ka bërë një raport në Shqipëri mbi tolerancen fetare që zotëron në këtë shtet.
Sipas ZDF, Shqipëria me rreth 3 milionë banorë, 10 % katolikë, 20 % ortodoksë, dhe më shumë se 60 % muslimanë, është një rast i veçantë në rajon, ndër shtetet e rralla që nuk njihet për konflikte ndërfetare.
Të prononcuarit në këtë raport tregojnë për harmoninë fetare që mbretëron në këtë shtet, ndërsa thonë se të gjitha festat i festojnë së bashku. Djaloshi i vogël Erdin Gjini thotë se në shoqërinë e tij ka besimatarë katolikë dhe myslimanë mirëpo për atë të gjithë janë vëllëzer dhe motra: “Në shoqërinë tonë nuk ka dallime, a je mysliman apo katolik. Ne jemi të gjithë vëllezer dhe motra”, ka thënë ai.
Në fund të raportit, televizioni gjerman thotë se Erdini dhe shoqëria e tij janë e ardhmja e këtij vendi, i cili është i veçantë në regjion, pasi që nuk njihet për konflikte religjioze.



