Mesha e Shenjtë e drejtuar nga Papa ka nisur, derisa, aktualisht, në Tiranë është duke rënë shi. Kjo nuk po i pengon aspak shqiptarët të qëndrojnë para udhëheqësit të Vatikanit, i cili ka nisur vizitën e tij në Shqipëri
Papa: Shqipëria, vend i lirive fetare dhe mendimit të lirë
Pas presidentit Nishani, fjalën e ka marrë Papa Françesku.
Ai ka thënë se është i nderuar me pritjen që po i bëhet nga Shqipëria, derisa, ka thënë se vendi i shqiptarëve ka marrë rrugën e ndërtimit materialist dhe shpirtëror.
“Jam i nderuar që ndodhem në tokën e shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve”, ka thënë Papa.
Gjatë fjalimit, Papa ka thënë se Shqipëria është një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, duke filluar nga të drejtat fetare e deri te liria e mendimit.
“Respektimi i të drejtave njerëzore, respekti është një fjalë themelore, respektimi i të drejtave njerëzore ku spikat liria fetare dhe e mendimit, janë kushte paraprake për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të një vendi”, ka thënë ai.



