Më në fund, Bob Dylan pranon çmimin Nobel për Letërsi

PUBLIKUAR

Bob Dylan ka pranuar më në fund se ai është një laureat i çmimit Nobel për Letërsi

Pas një jave përpjekje të dështuara për t’iu përgjigjur thirrjeve nga komiteti Nobel, më në fund artisti, Bob Dylan, e ka pranuar nderin që iu dha. Kështu duke e pranuar përmes ueb-faqes së tij, çmimin i cili iu dha më 13 tetor.

Zyrtarët e Nobelit kanë provuar të kontaktojnë me Dylanin për disa ditë radhazi para se të pranonte çmimin që ata ia dhanë, transmeton rtv21.tv

“Unë kam telefonuar dhe u kam dërguar e-maile bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, dhe kam marr përgjigjie shumë miqësore. Për tani, kjo është patjetër mjaftueshëm”, ka thënë Sekretarja e Akademisë suedeze, Sara Danius, pothuajse një javë pas njoftimit.

Danius ka thënë se edhe nëse Dylan nuk shfaqet, Nobeli i takon atij.

“Nëse ai nuk ka dëshirë të vij, ai nuk do të vij”, tha ajo.

Dylan, madje edhe në moshën 75 vjeçare ka një agjendë shumë të ngjeshur.

Dylan ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e një shprehje të re poetike brenda traditës së madhe amerikane të këngës.

Dylan është amerikani i parë që fiton këtë nobel nga viti 1993, që kur këtë çmim e pati fituar Toni Morrison.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...