Ushqim i shëndetshëm: Sa kohë duhet të zihen vezët për të qenë të ngrënshme?

PUBLIKUAR

Vezët janë racion shumë i shijshëm dhe i ushqyeshëm. Përmbajnë proteine dhe një numër të madh vitaminash dhe mineralesh, andaj mund të zëvendësojnë në tërësi mishin.

Janë lehtë të tretshme dhe relativisht me vlera të ulëta kalorish, transmeton Telegrafi.

Si duhet të zihen vezët?
Në saje të lëvozhgës, vezët përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese. Ja këshilla se si t’i zieni.

Vezët e ftohta lërini në tenxhere (në një radhë). Qitni ujë nga çezma – rreth tre centimetra mbi vezë. Mbuloni dhe në temperaturë të lartë zieni derisa të vlojnë. Ulni temperaturën dhe në zjarr të ngadaltë zieni edhe 10 minuta. Shtoni kripë në ujë gjatë zierjes për t’u qëruar më lehtë. Pastaj vezët lini nën vrushkull të ftohtë uji. Pasi të ftoheni vendosni në një kuti të pastër apo në karton për të mos absorbuar aromat e ushqimit tjetër nga frigoriferi.

Vezët e freskëta vështirë qërohen nga ato të cilat janë të vjetra shtatë deri në dhjetë ditë.

Vezët e ziera shumë
Shpesh nuanca e butë e pranishme ngjyrë të gjelbër është nga squfuri dhe hekuri të cilët dalin në sipërfaqe kur vezët janë tepër të ziera. Kjo nuk ndikon në shije, ndërkaq janë të përshtatshme që vezët lehtë qërohen.

vezet3

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...