PDK-ja e voton Mustafën për kryeparlamentar, nëse LDK e mbështet Thaçin për kryeministër

PUBLIKUAR

00_12_1411205719716379811
Deklarimet e zyrtarëve të lartë të PDK-së se janë të gatshëm të bëjnë kompromis me partitë tjera politike, në mënyrë që t’i hapë rrugën ndërtimit të institucioneve të reja, sipas analistit Halil Matoshi, do të thotë se PDK-ja do të ishte e gatshme ta mbështes dhe ta nominojë Isa Mustafën me kusht që LDK pastaj t’ia jap votën Thaçit si i mandatar për kryeministër, por që asnjëherë ky kompromis i PDK-së nuk do të thotë zmbrapsje të PDK-së nga qëndrimet e tyre.
Matoshi është i bindur se partia që ka marrë shumicën e votave nuk do ta lë pushtetin, ndërsa shpreh frikën se nga kjo situatë vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

I pyetur nëse kompromisi i bërë nga PDK-ja do të thotë edhe “dorëzim” i këtij subjekti politik, Matoshi thotë se “PDK-ja mundet me lehtësi ta nominojë Isa Mustafën për Kryetar Kuvendi, por vetëm me kusht që LDK ta mbështet Hashim Thaçin për mandatar Qeverie, përndryshe kauza e PDK-së janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“PDK-ja nuk zmbrapset nga pushteti në mënyrë të qetë dhe unë druaj se vendi po shkon drejt një krize të re, anarkiste! E them këtë duke pasur parasysh edhe pasivitetin e padurueshëm të Presidentes së vendit, përkatësisht mbështetjen e heshtur që ajo po ia jep PDK-së”, tha analisti Matoshi në një deklaratë për “Botapress”.

Ndërkaq Selatin Kllokoqi përfaqësues i organizatës D4D tha se nëse partitë politike dëshirojnë të tejkalojnë këtë situatë të ngërçit politik, atëherë dikush duhet të lëshoj pe për të hapur rrugë për krijimin e institucioneve.

“Deri më tani nuk kam parë se ndonjëra nga partitë apo koalicionet është duke lëshuar pe në këtë drejtim, por diçka e tillë mund të pritet në ditët në vijim”, tha Kllokoqi për “Botapress”.

Ditë më parë nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi ka dhënë shenjat e para se PDK-ja është e gatshme për kompromis me grupet e tjera parlamentare për të zgjidhur “ngërçin politik” dhe për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Por zërat për një kompromis të mundshëm me PDK-në tashmë janë mohuar nga zyrtarë të lartë të LDK-së. Deputetë të këtij subjekti politik kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë kompromis me PDK-në, ndërsa e kanë sugjeruar këtë subjekt politik që të tërhiqen nga ky bllokim që po ia bëjnë shtetit. /Botapress/

 

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...