Vuçiq: Kam dyshime për akuzat ndaj të arrestuarve serbë në Mal të Zi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shprehur dyshime mbi akuzat për terrorizëm ndaj të arrestuarve serbë në Mal të Zi, përfshirë edhe ish-shefin e Xhandarmërisë, Bratisllav Dikiq

 

“Zoti Dikiq për çdo ditë është kundër pikëpamjeve të Qeverisë së Serbisë, por unë do të doja të dëgjoja informacione serioze se ai ka qenë duke planifikuar akte terroriste”, ka thënë Vuçiq, shkruan “Tanjug”, transmeton “Lajmi.net”.

Vuçiq shtoi se duke u bazuar në informacionet që ka nga shërbimet serbe, personalisht nuk beson në këto akuza.

“Unë do të doja të arrestoja disa njerëz në Zubin Potok, duke mos u bazuar në deklaratat e komandantit të Policisë shqiptare, Selimaj, dhe kam frikë se ne kemi evidenca, por kjo nuk mendoj se do të ishte serioze”, ka thënë kryeministri serb.

Ai shtoi se asnjëherë nuk ka pasur indikacione se Dikiq ka pasur aktivitete terroriste.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...