Nis ofensiva për rikthimin e Mosulit nga Shteti Islamik

PUBLIKUAR

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit të Mosulit nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka nisur.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.

Mosuli është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

“Sot, deklaroj fillimin e operacioneve heroike për çlirim nga Daesh-i”, tha kryeministri Abadi, duke iu referuar grupit militant me emrin arab. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...