Arrestohet serbi që kërcënoi me granatë para Qeverisë në Beograd

PUBLIKUAR

Policia serbe thotë se ka arrestuar një person, i cili ka kërcënuar se do të shpërthejë dy granata dore jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Personi është arrestuar në orët e para të së shtunës, pas disa orësh negociatash me policinë, njofton AP. Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë është bllokuar për trafik.

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar me makinën e tij te ndërtesa e Qeverisë dhe ka thënë se do ta hedhë veten në erë.

Sipas medias shtetërore serbe, ky person ka të kaluar kriminale dhe ka kërkuar të bisedojë me zyrtarë policorë që janë përgjegjës për rastin e tij, transmeton REL.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që ndodhet në Nish me ministrat e tij, ka thënë se situata ishte e rrezikshme dhe në një moment ky person kishte hequr siguresat e granatës.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...