Thaçi: Penguesit e Demarkacionit i kanë vizat për vete dhe familjarët e tyre

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në “Zonën e Debatit” në “Klan Kosova” se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të kalojë, sepse është i drejtë, ndërsa ka kritikuar kundërshtarët e këtij procesi, duke thënë se po bëjnë patriotizëm të rrejshëm.

 

“Demarkacioni është i drejtë dhe nëse nuk kalon dhe ndikohet kjo vendimmarrje nga provincializmi lokal dhe patriotizmi i rrejshëm, për Kosovën nuk do të ketë liberalizim vizash. Ndërsa ata që po e pengojnë këtë proces për vete e familjet e tyre kanë viza”, ka thënë Thaçi, njofton “Klan Kosova”.

Po nuk kaloi Demarkacioni, Thaçi thotë se do të vonohemi shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Nëse nuk bëhet Demarkacioni minimum do t’i humbim edhe dy vjet dhe nuk do të merret kush me vendet e Ballkanit në mënyrë serioze, pas problemeve të brendshme që ka Bashkimi Europian për vete”.

“Secili shtet i ka specifikat e veta, por për ne është me rëndësi që kemi kryer obligimet me përjashtim të Demarkacionit që s’ka qenë kusht në fillim. Unë nuk besoj që as Shqipëria e Serbia do të kalojnë lehtë në proces, por nëse lëvizin më shpejt se ne atëherë vetë jemi fajtorë”.

Thaçi ka folur edhe për formimin e ushtrisë në Kosovë. Ai tha se kohë më parë Lista Serbe e pranonte ushtrinë e Kosovës.

“Lista Serbe më parë kanë qenë të gatshëm të votojnë për bërjen e ushtrisë, por partitë shqiptare e patën stagnuar këtë proces. Ndërsa tani mendoj se duhet të zhvillohet një debat i hapur korrekt dhe kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt dhe të formohet një ushtri moderne”.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...