Ndahet nga jeta Kiço Fotiadhi, spikeri i parë i lajmeve në RTSH

PUBLIKUAR

ndahet-nga-jeta-ki-ccedil-o-fotiadhi-spikeri-i-par-euml-i-lajmeve-n-euml-rtsh_hd

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare spikeri i parë i lajmeve në Televizionin Shtetëror Shqiptar, Kiço Fotiadhi. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fotiadhi, gazetar i njohur shqiptar ka dhënë emisionin e parë të lajmeve në historinë e saponisur të Televizionit Shqiptar. Ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Karriera
Më 13 mars të vitit 1963, Fotiadhi dha për herë të parë lajmet në studion e parë televizive ku qëndroi deri në vitin 1994. Asokohe ishte vetëm 23 vjeç dhe studionte për aktrim, por thirrja për t’iu përkushtuar televizionit e ndau përfundimisht nga rruga e artit.

Zëri i tij ishte bërë tashmë i dashur nëpërmjet valëve të Radio Tiranës, që atëherë quhej, Radio Difuzioni, që në 1959 ku ai punonte si bashkëpunëtor.

Gjatë 30 viteve të karrierës së tij gazetareske, ai arriti të hynte në çdo familje shqiptare duke lënë si gjurmë të paharrueshme, zërin dhe portretin e tij. /BW/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...