Presidenti francez: Franca ka problem me Islamin

PUBLIKUAR

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendi i tij ka një problem me Islamin dhe se shumë emigrantë të jashtëligjshëm janë duke mbërritur në Francë.

 

Ai, po ashtu ka sugjeruar se gratë e sotme me shami, mund të bëhen si Marianne, e cila është simboli femër i republikës franceze, transmeton Express.

Hollande e ka kritikuar edhe rivalin e vet politik, Nicolas Sarkozy, duke e quajtur “De Gaulle i vogël”.

Këto komente kontroverse të Hollande janë publikuar në librin 600-faqesh “Një president nuk duhet të thotë atë: Fshehtësitë e pesë viteve në zyre.”

Hollande, 62-vjeçar, po ashtu flet edhe për gratë në jetën e tij dhe se si e dashura e tij aktore, Julie Gayer, ka dashur të bëhej de facto zonja e parë e Francës, që të ishte temë e nxehtë mes tyre.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...