Nishani fton shqiptarët për postin e guvernatorit

PUBLIKUAR

nishani-fton-shqiptar-euml-t-p-euml-r-postin-e-guvernatorit_hd

Presidenti i Republikës Bujar Nishani njoftoi fillimin e procedurave për emërimin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, pas shkarkimit të Ardian Fullanit ditën e djeshme në Kuvend.

Presidenti u kërkoi shtetasve shqiptarë dhe nga diaspora, të dërgojnë kandidaturat e tyre, duke i garantuar se kandidimi do të mbetet konfidencial.

Në një deklaratë për mediet, Florian Nuri, drejtori i kabinetit të presidentit tha se kandidatët do të kenë afat deri më 5 tetor për të dërguar kërkesat në faqen zyrtare të Presidencës. Shprehja e interesit duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me ligjin “Për Bankën e Shqipërisë.

Në njoftimin e Presidencës, u bëhet thirrje veçanërisht shqiptarëve nga vendi dhe diaspora, pavarësisht deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mund të jetë edhe i huaj.

“Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...