Personi i vdekur në burgun e Bazelit është nga Gjakova

PUBLIKUAR

Personi i cili u gjet i vdekur më 8 tetor në qelinë e tij në burgun hetues Waaghof të Bazelit është N.H. nga Gjakova.

Albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është i lindur në vitin 1976 ndërsa transportimi i kufomës për në Kosovë do të bëhet të enjten, më 13 tetor.

Ndryshe, në një qeli të burgut hetimor Waaghof të Bazelit është gjetur i vdekur një i paraburgosur, pasditen e të shtunës.

Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili  e kishte varur veten, shkruan bz.ch.

Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen, transmeton albinbfo.ch. I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhune familjare.

Shkaqet e  vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe policia kriminalistike. Aktualisht, nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...