Lunacek: Kurrë s’kam thënë se Qeveria e ka kërkuar demarkacionin si kusht për vizat

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, i ka reaguar deputetes së NISMA-s, Valdete Bajramit, e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që demarkacioni të jetë kusht për vizat. “Deputetja Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek.

Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën e PE’së, ka thënë nëpërmjet një deklarate se Bajrami e ka cituar gabimisht, raporton Gazeta Express.

“Në artikullin e djeshëm të Gazeta Express deputetja Valdete Bajrami më ka cituar gabimisht” ka thënë Lunacek.

“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen” ka shtuar ajo, raporton Gazeta Express.

“Unë u kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa më parë që të jetë e mundur dhe kam shpjeguar se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza është e rëndësishëm që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu u kam thënë atyre që qeveria duhet të përmbush kushtin e dytë që është sjellja evidenca për dënimet e nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po ashtu kam shprehur mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjerimit për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Lunacek. /Gazeta Express.com/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...