Krasniqi: Votimi i fshehtë për demarkacionin është tradhti

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se një votimi i mundshëm i fshehtë i demarkacionit me Malin e Zi është një tradhëti ndaj qytetarëve të Kosovës. Sipas tij LDK-ja nuk e ka dert pse atdheu po i humb jo më pak se 8200 hektarë tokë, se po e bëjnë një tradhti kombëtare, por kërkojnë të gjejnë rrugë e mënyra sesi ta paketojnë faljen e tokës sonë dhe ketë përpiqen që ta bëjnë fshehtë, shkruan Gazeta Express.

 

“Këta po ju thonë anëtarëve te partisë se tyre: Haptas nuk bënë të tradhtoni vendin, fshehtë bënë?! Ketë porosi ata janë duke ia dhënë qytetarëve të Kosovës!. Qytetarët e Kosovës e sidomos anëtarët e LDK-së duhet ta pyesin vetveten: A ia vlen më, që t’ju besohet këtyre monstrumëve politikë që sot po e sundojnë Kosovën?” shkruan Krasniqi.

Ndërkaq Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme se Projektligji i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi mund të votohet në mënyrë të fshehtë.

“Asnjëherë nuk dihet si do të jetë votimi, sepse ajo është votë e fshehtë. Ka mundësi që ata deputetë të cilët kanë thënë se nuk e votojnë, do ta votonin dhe ata që nuk janë deklaruar fare nuk e votojnë. Është diçka për të cilën nuk mund ta garantojë.” ka shprehur Rugova.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...