Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës e ka anuluar tenderin për “Furnizim me rroba civile për femra, pjesa 3-Këpucë”.
Sipas PK’së, në aplikimet për këtë tender nuk është shpallur as një ofertues i përgjegjshëm e cili do të mund t’i furnizonte me rroba civile femrat e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
E këtë tender Policia është duke e anuluar që gjashtë herë. Tenderi për këtë çështje është shpallur për herë të parë më 12 shtator të vitit 2014, ndërsa për herë të fundit njoftimi për është dhënë në Komisionin Rregullativ më 15 korrik të këtij viti.
Ndërkohë që për dallim nga meshkujt, femrat hetuese të Policisë së Kosovës do të duhet të presin edhe për një kohë që ti kenë rrobat e tyre civile./GazetaExpress/


