Policja shtrihet pranë djaloshit që qante në dysheme (Foto)

PUBLIKUAR

Precious Cornner-Jones nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, është shtrirë pranë një fëmije, që qante në dyshemenë e korridorit të shkollës.

Policja 40-vjeçare që është nënë e tre fëmijëve, ka qenë së pjesë e njësitit për një kontroll rutinë, kur e ka parë djaloshin në atë gjendje, transmeton Telegrafi.

Policja shtrihet pranë djaloshit që qante në dysheme foto 2

Derisa askush nuk shkonte për ta qetësuar, ajo ka vendosur të afrohet pranë tij dhe ta ngushëllojë. Pas disa çastesh, nxënësi i ka fshirë lotët dhe ka nisur të buzëqesh.

“Në mua u zgjua ndjenja e nënës dhe kjo ishte mënyra që më erdhi në mendje, vetëm që ta qetësoi fëmijën”, ka thënë policja për medie, pasi fotografia saj ka bërë xhiro në internet.

Në anën tjetër, nëna e tij ka thënë se djaloshi nuk ka ndonjë shqetësim, por po sillet në këtë mënyrë sa herë që po zemërohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...