I riu vret prindërit dhe 17 fqinj

PUBLIKUAR

Një 26 vjeçar ka vrarë prindërit e tij në fshatin Yema që ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe më pas ka vrarë edhe 17 fqinj të tij.

 

Autoritetet kineze thanë  se Yang Qingpei vrau prindërit e tij pas një zënke për para që pati me ta të mërkurën dhe nga frika se  vrasja mund të zbulohet vrau edhe komshinjët e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

Ai u arrestua disa orë pasi policia zbuloi  trupat e fshatarëve nëpër disa shtëpi.

Kjo është një nga vrasjet më masive e viteve të fundit në Kinë.

Për shkak të mungesës së armëve të zjarrit në këtë vend vrasjet masive zakonisht kryhen me thika, helm, mjete  shpërthyese, apo zjarrvënie, transmeton Klan Kosova

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...