Në Skenderaj bastiset një shtëpi, konfiskohet një armë

PUBLIKUAR

Njësia e hetimeve rajonale në Mitrovicë në orët e paradites së sotme ka realizuar një urdhër kontroll në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, me ç’rast, ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në shtëpinë e të dyshuarit D. B. 24 vjeçar, dyshohej për posedim të armës.

Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të shtëpisë ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë pistoletë, për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...