Haradinaj: Qeveria duhet të merret me Trepçën dhe krijimin e Ushtrisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harandinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të heqë dorë nga Demarkacioni dhe Asociacioni dhe të merret me çështjet që sipas tij kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, çështjen e Trepçës dhe transformimin e FSK-së në FAK.

Haradinaj shkruan në Facebook se Kosova sot përballet me një varg çështjesh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

 

  • Meqë Demarkacionin është tërhequr nga votimi në Parlament dhe Asociacionin është gjetur se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës;
  • Dhe meqenëse këto dy marrëveshje kanë mbërritur në një pikë të kundërshtimit të përgjithshëm politik e popullor;

 

Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, të heq dorë nga eksperimentimi i mëtejshëm me to, dhe t’i tërheq ato në versionin e tanishëm.

Kosova sot përballet me një varg çështjesh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Dy prej temave kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë

 

  • A) Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet të bëhet urgjentisht, dhe shtyrja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, po bëhet pa asnjë arsye të qëndrueshme
  • B) Trepça, si njëra prej potencialeve më të mëdha të Kosovës, duhet të revitalizohet urgjentisht dhe të mos lihet kështu siç është, në duart e eksploatuesëve ordinerë!”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...