Varroset ish-presidenti izraelit Shimon Peres

PUBLIKUAR

Në Jerusalem po mbahet ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Izraelit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Shimon Peres, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra liderë botërorë.

Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin amerikan, Barack Obama, presidentin francez, Francois Hollande, e të tjerë.

Në varrim merr pjesë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili u përshëndet me shtrëngim të duarve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vlerësohet se afro 30 mijë njerëz dje parakaluan në heshtje pranë arkivolit të të ndjerit para Parlamentit të Izraelit në Jerusalem.

Në ceremoni foli edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili kishte ndërmjetësuar në arritjen e marrëveshjeve paqësore të viteve të 90-ta, për të cilat Shimon Peres e pat fituar Çmimin Nobel për Paqe. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...