jatë muajit gusht të këtij viti të gjitha bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë një profit neto prej hiç më pak se 8.4 milionë eurosh. Përndryshe, gjatë 8 muajve të parë të këtij viti fitimi i bankave ka arritur në 55.1 milionë euro
Bankat komerciale në Kosovë edhe më tuje vazhdojnë të punojnë me afarizëm të suksesshëm derisa në anën tjetër industria e sigurimeve është duke punuar me humbje të madhe.
Duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë rritur të sigurojnë një profit neto prej hiç më pak se 8.4 milionë eurosh, shkruan Zëri.


