Mitrovicë, policët i shqiptojnë gjobën, pastaj përfundojnë në spital

PUBLIKUAR

Policia në rajonin e Mitrovicës gjatë pasdites së djeshme ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kishin ndaluar një veturë, ku drejtuesi i saj kishte kryer kundërvajtje. Zyrtarët policorë kishin shqiptuar gjobën përkatëse, ku gjatë kohës së shqiptimit të gjobës ndaj kundërvajtësit të dyshuarit Rr. B. 42 vjeçar, në vendngjarje kishin ardhur edhe tre të dyshuarit tjerë F. B. 31 vjeçar, K. B. 19 vjeçar dhe L. B. 16 vjeçar, të cilët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, me ç’rast tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Ndaj tre të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari L. B. është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe lëndim trupor’./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...