Shala: PDK e LDK nuk i besojnë njëra-tjetrës, pashmangshëm drejt zgjedhjeve (Video)

PUBLIKUAR

Zgjedhjet e parakohshme nuk po i kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe të gjithë qytetarët e vendit. Kjo për shkak se vendi është në bllokade dhe kjo Qeveri është e paafte për t’i çuar proceset përpara”, kështu ka thënë në emisionin Fakt PLUS të Tribuna Channel, deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Shala thotë se me Isa Mustafën ryeministër nuk do të ketë zhvillim të vendit.

“PDK dhe LDK nuk i besojnë njëra tjetrës, prandaj zgjedhjet sipas tij, janë të pashmangshme”, tha shala.

E sa i përket një takimi të mundshëm mes liderëve për çështjen e demarkacionit, ai thotë se tani për tani nuk kanë marrë ftesë.

“Qeveria është jo serioze sepse në moment qe përmendet një çështje madhore ajo do të duhej ta dërgoj ftesën dhe të shohim përmbajtjen e saj. Ne si parti nuk kemi ftesë nga kryeministri për një takim të mundshëm”, ka thënë Shala.

Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, ka folur edhe për gjendjen e sigurisë, e cila thotë se nuk është e mirë.

Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme në raportim do të jetë drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...