Si në filmin “Transformers” Inxhinierët turk shndërrojnë veturën BMW në një robot (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një grup inxhinieres nga Turqia, kanë arritur që ta shndërrojnë një veturë në robot.

Me shtypjen e një butoni të vetëm, vetura e markës BMW shndërrohet në një robot me duar, këmbë dhe kokë, sikurse në filmin fantastiko-shkencor “Transformers”, transmeton Telegrafi.

Grupi prej 12 inxhinierëve e kanë ndërtuar këtë model dhe e kanë emëruar Anatimon. Edhe pse ky prototip aktualisht nuk ka ndonjë çmim, prodhuesit pretendojnë se planifikojnë të ndërtojnë edhe disa njësi të cilat do t’i shesin.

Ky ‘transformers’ aktualisht nuk mund të ecë, por inxhinierët besojnë që edhe këtë gjë do ta funksionalizojnë por se ky përmirësim shtesë do të ketë një kosto më të lartë.

Inxhinierët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi planifikojnë t’i ndërtojnë edhe një elektromotor i cili do t’i mundësoi të lëviz lirshëm nëpër trafik. /Telegrafi/

2

1

4

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...