Veseli: Qytetarët presin t’i përfaqësojmë përmes debatit, jo përmes dhunës e bllokimeve

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar lidhur me fillimin e sesionit vjeshtor parlamentare, duke thënë se qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit, e jo përmes dhunës dhe bllokimeve.

Ai uroi që ky sesion të ketë unitetet dhe deputetët të merren më shumë me debatin ekonomik.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve. Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë. Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...