Edhe 65 mijë euro për vazhdimin e pastrimit të lumit Sitnica

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka qëndruar në hapësirat e MMPH-së, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ata bashkarisht kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për financimin e vazhdimit të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica”, projekt me të cilin MMPH do të financoj me 65 mijë euro.
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, vazhdimin e këtij projekti të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit e sidomos për ato fshatra cilat janë janë vërshuar nga lumi Sitnica sa here që ka pasur të reshura.


Kryetari Ahmeti, po ashtu ka falënderuar u.d. ministër i kësaj ministrie, Ferat Shala, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, sidomos në projekte të përbashkëta, me të cilat projekte po përmirësohet çdo ditë e më shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve lipjanas.
Ndërsa u.d. së Ministrit MMPH-së ka thënë se me ralizimin e këtij projekti po mundohemi të parandalojmë vërshimet e mundshme të lumit Sitnica nga të reshurat e here pas hershme.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...