Astrit Buja: Nuk është koha e dostave e “komandantëve” komunistë , e klanit “pronto”

PUBLIKUAR

Drejtori i Shkollës “Nezë Bujani”, Sefer Buja ka reaguar ndaj PDK-së në Lipjan me pretendimin se ku i fundit  është zgjedhur drejtor duke shkelur Ligjin.

“Po sa e pash një reagim nga ana e PDK-së ne mediat Lipjanase. Ata reaguan ndaj meje kinse jam pranuar pa qenë i kualifikuar në pozitën e drejtorit të shkollës “Nezë Bujani” në fshatin Bujan ,por falë Zotit që ekziston ligji dhe më nuk është koha e dostave e “komandantëve” komunistë , e klanit “pronto “.
Ky reagim nga persona të caktuar është i kotë, sepse në kohën kur unë kam pasur diplome nga universiteti publik i Prishtinës (2007) Aso kohë nga ana e PDK-së ka pasur edhe kryetarë komune në shkolla të mesme , e lërë më drejtor shkollash”, thuhet në reagim.

“Sa për informim të publikut dhe dekantim të militantëve të PDK-së unë Astrit Sefer Buja kam të përfunduar, Fakultetin e Historisë (sistemi 4-vjeçar ).
Studimet postdiplomike Mister i Historisë 2014.Trajnimi “Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqje arsimore ” (qe nga muaji janar-maj 2016)
Punim shkencorë , librin “Arsimi Shqip Në Komunën e Lipjanit ”
E shume e shume trajnime te tjera qe lidhen me fushën e arsimit e të cilat mundë tua vërtetoj me certifikata përkatëse”, thuhet reagim nga Buja.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...