OJQ POLIS ka prezantuar analizën e shkurtër të buxhetit gjithëpërfshirës dhe me jo përjshatime, sipas, qëllimi këtij raporti është ndërmarrë nga përfshirja e të gjithë lokaliteteve për buxhetin e vitit 2017.
Sipas këtij raporti janë disa lokalitete të cilat nuk janë përfshirë në këtë projekt buxhet për vitin 2017 janë fshati Divjakë, Brus, Gllavicë, Llugë, Kojskë.
Drejtori për Buxhet dhe Financa pa pohuar se buxheti është përfshirë mjaftë mirë në të gjitha lokalitetet e territorit të Komunës së Lipjanit, duke thënë se ky raport na ndihmon neve që të përmisohemi në të ardhmen ne si Komunë.
Ndërsa Drejtori, Heset Sahiti ka thënë se ky raport është i mirë, por nuk kemi krejt pasqyrën e kërkesave, dhe se pjesëmarrja e qytetarëve në dëgjimet buxhetore ka qenë mjaftë pak, posaçërisht në fshatin Blinajë.
“Projektet që ofron një pushtet janë projekte të atij pushteti”, ka thënë Sahiti.
Ai ka sqaruar se pse fshati Gadime është përfshirë me më shumë projekte.
“Gadimja është një fshatë me shumë banorë, mbi 7000 mijë banorë dhe ka projekte më shumë”, pohoi Sahiti.
Florim Zogaj nga fshati Divjakë gjatë këtij takimi tha se ka qenë disa here tek kryetari Komunës për kërkesat e banove të fshatit por asnjëherë nuk kemi pas ndonjë premtim për rregullimin e rrugës apo diçka të tillë.
“Në fshatin Divjakë nuk ka asnjë investim, rruga është emëruar “Shtabi i Përgjithshëm”, ndërsa lloçi është deri në fyt, përveç fshatrave Dobraj, Gadime, Shalë çdo investim veç në qeto tre fshatra shkojnë”, tha Zogaj.
Sipas Zogaj fshati Divjakë është në shpërngulje e sipër.
“Rrugë ska, kalanizim ska, si me ndërtua një shtëpi në mes të pyllit dhe me qëndu”, pohoi Florim Zogaj.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Shkelzen Hajdnini tha për LipjaniNews se ky është i vetmi vit që janë përfshirë shumica e fshatra për investime, Sipas drejtorit kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë investime në këto fshatra, transmeton LipjaniNews.com



