Drejtoria e Arsimit e Prishtinës, pas analizës së përgjithshme të regjistrimit të nxënësve në klasë të X, në shkollat e Komunës së Prishtinës, dhe shqyrtimit të gjithave kërkesave për rritjen e paraleleve në shkollat e mesme, merr vendim për shtimin e katër paraleleve të reja:
· Një paralele në gjimnazin “Sami Frashëri”, në drejtimin e shkencave shoqëroro-gjuhësor, 35 nxënës. (regjistrimi i nxënësve bëhet në bazë të listave paraprake të përzgjedhjes sipas konkursit);
· Një paralele në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në drejtimin e shkencave natyrore, 35 nxënës (regjistrimi i nxënësve bëhet në bazë të listave paraprake të përzgjedhjes sipas konkursit);
· Një paralele në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në drejtimin infermier i përgjithshëm, 35 nxënës. (regjistrimi i nxënësve bëhet në bazë të listave paraprake të përzgjedhjes sipas konkursit nga katër drejtimet:infermier i përgjithshëm, teknik i dhëmbëve, teknik i farmacisë dhe infermier i pediatrisë);
· Një paralele në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në drejtimin informatikë, 25 nxënës.
Konkursi për regjistrimin e këtyre nxënësve shpallet të hënën, me 15.09.2014. Afati i regjistrimit zgjatë tri ditë.
Pas regjistrimit dhe sistemimit të te gjithë nxënësve të klasës së X, të cilët kanë përsëritur klasën në vitin paraprak, do të shtohet numri i nxënësve në këto shkolla për klasën e X:
Gjimnazi “Sami Frashëri”, 23 – nxënës
Gjimnazi “Xhevdet Doda”, 17 – nxënës
SHMM “Shtjefën Gjeçovi”, 80 – nxënës
SHMHT “7 Shtatori” 159 – nxënës
SHMAT “Abdyl Frashëri”, 47 – nxënës
SHMM “Prenk Jakova”, 15 – nxënës
Të hënën, me 15.09.2014, do të shpallet konkursi për regjistrimin e nxënësve në tri paralele nga 25 nxënës në klasë të X, të Gjimnazit matematikor.
Njoftohen të interesuarit që i plotësojnë kushtet për regjistrim në këtë gjimnaz, se konkurrimi mund të bëhet me dokumente të fotokopjuara.


