Maqedonia triumfon në “Nine Eleven”

PUBLIKUAR

timthumb

Dhuna dhe krimi brenda një qyteti të udhëhequr nga një grup gangsterësh është temë e filmit “My city screams” të regjisorit, Ibrahim Deari. Filmi që ka tregim e personazhe fiksional është kthyer në Maqedoni, duke marrë me vete tre nga tetë çmimet që ndahen në kuadër të festivalit “Nine Eleven”, i cili këtë vit pati edicionin e njëmbëdhjetë.

“Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Montazhi më i mirë” janë tri çmimet që ka fituar filmi, që flet për qytetin në duart e bandave të vrasjeve, të dhunës e drogës. Emocionet për çmimet nuk i ka fshehur regjisori Deari. Ai ka treguar se është viti i tretë që merr pjesë në festival, ndërkaq i pari vit që arriti të fitojë çmim në këtë festival, dedikuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

“Regjisorët kanë vizion, kanë ide, por asgjë nuk është e mundur pa një ekip të mirë. Ndoshta jam një nga regjisorët që kam pasur ekipin më me fat, ekipin më të mirë dhe më punëtorë. Besoj se shqiptarët në Maqedoni janë të gëzuar që po u çojmë diçka atje”, ka thënë regjisori i filmit që krahas të keqes së paraqitur, tregon edhe anën e mirë të qytetit, dashurinë e Trimit ndaj Anës, e cila edhe e largon personazhin nga grupi i gangsterëve.

Ambasadorja, Tracey Ann Jacobson, ka ndarë çmimin për “Filmin më i Mirë”. Ajo ka folur në gjuhën shqipe, duke iu përshtatur edhe temës së festivalit për këtë vit “Shkurt e shqip”.

“Dua t’i përgëzoj organizatorët që kanë marrë pishtarin nga Blerim Gjoci e duke e vazhduar vizionin e tij për një festival të filmit në përkujtim të së kaluarës, por që, po ashtu, shikon kah e ardhmja”, është shprehur Jacobson.

Në anën tjetër regjisorja dhe anëtarja e jurisë së Festivalit, Lendita Zeqiraj, që ka ndarë çmimin për “Regjinë më të Mirë” për filmin “My city screams”, ka thënë se pas shumë debateve kanë ardhur në përfundim që çmimi t’i jepet një filmi për një realizim të shkëlqyeshëm.

Çmimi “Skenari më i mirë” e ka rrëmbyer filmi “Loren” me skenar nga Guxim Klinaku. “Faleminderit. Nuk kam koment tjetër”, ka thënë ai, për çmimin. Haqif Mulliqi, anëtar i jurisë së “Nine Eleven”, ka thënë se ka pasur debate para përzgjedhjes së filmave: “Kësaj radhe është zhvilluar debat për të gjitha prurjet, në veçanti për skenarë dhe ajo që mund ta them si një vizitor i festivalit që nga fillimi, ku kam paticipuar edhe me krijimtari, është se sivjet kishim skenarë shumë të mirë, kishim autorë interesantë, kjo i jep një sharm dhe vlerë të veçantë këtij festivali”, ka thënë Mulliqi.

Për të njëjtin film “Loren” është ndarë edhe çmimi “Aktori më i mirë”, që ka shkuar për aktorin Sunaj Raça. Në mungesë të aktorit, çmimin e ka pranuar regjisori i filmit, Guxim Klinaku.

Ndërsa, aktorja Shengyl Ismajli, që ndau çmimin ka thënë se festivali “Nine Eleven” u jep mundësi të gjithë artistëve të tregojnë punën e tyre.

“Profesori nuk është këtu, por në emër të tij e falënderoj gjithë festivalin”, ka thënë regjisori Klinaku.

Çmimi “Aktorja më e mirë” në edicionin e 11 të “9/11” i është ndarë aktores, Naime Azi, për rolin e saj në filmin “Good time to die”, e cila nuk ishte e pranishme. “Besoj që Naimja do të ishte shumë e lumtur që të ishte këtu me ne, por ajo është në Gjermani dhe unë si koleg i saj i Teatrit të Tetovës marr përsipër ta marrë këtë çmim”, ka thënë njëri nga kolegët. Valmira Hyseni, drejtoreshë artistike e festivalit, e cila ndau këtë çmim, është shprehur falënderuese ndaj të gjithë pjesëmarrësve të festivalit.

“Vibrime në mesnatë”, filmi me muzikë të Trimor Dhomi, ka rrëmbyer çmimin “Muzika më e mirë”, që është ndarë nga regjisorja, Burbuqe Berisha.

“I kisha lutur të gjithë krijuesit e ri që të japin sa më shumë mundësi kompozitorëve dhe të ketë sa më shumë muzikë origjinale në filmat tonë dhe jo vetëm në film, por edhe në teatër”, është shprehur Berisha, teksa ka ndarë këtë çmim.
Ferid Agani, ministri në detyrë në Ministrinë e Shëndetësisë, ka ndarë çmimin “Fotografia më e mirë” që i takoi Boubkar Benzabat për filmin “Pandora”.

Në mungesë të tij, çmimin e ka marrë një mike e autorit. Ndërsa, Agani foli për viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit. “Festivali na bënë të përkujtojmë viktimat nëpër tërë botën që po ndodhin edhe sot si rezultat i dhunës së vrazhdë dhe brutalitetit, i cili lind në mendjet e sëmura”, është shprehur ai.

Juria, që ka ndarë çmimet, ka qenë në përbërje të Haqif Mulliqi, Agron Vula, montazher,Florent Boshnjaku, Lendita Zeqiraj, Mensur Safqiu dhe të Gresa Pallaska. Festivali “Nine Eleven” që në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve është drejtuar nga Korab Leca, i

dedikohet viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në festival kanë qenë 15 filma dhe këtë edicion festivali kishte mbi 1 mijë e 500 shikues.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...