Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kohë me parë ka themeluar Këshillin Komunal Ndërveprues në Parandalim, Ofrim të Shërbimeve në Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje.
Ky këshill gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit Komunal në bashkëpunim me OSBE-në ka mbajtur debat publik lidhur më të drejtat e njeriut dhe mekanizmin ligjor në mbrojtje të viktimave të dhunës në baza gjinore dhe familjare, duke përfshirë të gjitha etnitetet me përfaqësuesit të lokaliteteve – vendbanimeve në kuadër të Komunës së Lipjanit.
Në këtë rast, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, ka përshendetur të pranishmit, duke thënë se ky organizim është i qëlluar sepse në një mënyrë po e bëjmë edhe promovimin e nevojës për tu angazhuar më shumë për këtë veti jashtëzakonisht të rëndësishme të shoqërisë tonë.
Ai në të njejtën kohë ka theksuar se Komuna e Lipjanit do të ofroj përkrahje nismave të këtij këshilli të cilës do natyrë, me qëllimin e vetëm që të arrimë nivelin e standarteve të kërkuara që neve na bëjnë të krahasueshëm në rajon por edhe në botë.
Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Limani Hajnuni, po ashtu ka përgëzuar punën e këshillit duke uruar që rastet e dhunës në familje të jenë gjithnjë e më të rralla.
Këtij debati i kontribuan edhe prezantimet e kryetares së Këshillit Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Baza Gjinore dhe Familjare, Makfirete Shamolli e cila foli për mekanizmin ligjor për mbrojtje të viktimave të dhunës – ligji kundër dhunës në familje si dhe prezantimet e zyrtarëve të tjerë si: Gjyste Dabaj, zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Lipjanit, Magbule Sadiku, zyrtare për gjeodezi dhe kadastër në Komunën e Lipjanit, – Policia e Kosovës, Edina Podvorica, Bekim Dugolli – mbrojtës i viktimave, Naime Sherifi- drejtoresh e QMGF, Avdirrahman Gashi- përgjegjës i Gjykatës themelore në Lipjan, përfaqësues nga Enti për punësim në Lipjan.
Këshilli Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje ka mbajtur takim pune
PUBLIKUAR


