A është vrapimi i dëmshëm për nyejt?

PUBLIKUAR

Qoftë nëse jeni duke ushtruar për një garë vrapimi apo thjesht e bëni për të mirëmbajtur formën e trupit, frika se kjo do të ketë ndikim të keq në nyej, është frikë mjaftë e zakonshme.

Dhimbja e nyejve është ndër problemet më të zakonshme të plakjes – mbi 25 për qind e meshkujve priren të zhvillojnë artritin – dhe, nga frika se po e shpejtojnë këtë proces, ata heqin dorë nga ushtrimet e tyre, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Lawrence Berkeley National Laboratory ka zbuluar se personat që vrapojnë kanë më pak rrezik të zhvillojnë dhimbje në nyej sesa ata që nuk janë aktivë fizikisht. Kjo do të thotë se mund t’i vraponi disa maratona në vit pa brenga.

Hulumtuesit tregojnë se rrezikun më të madh për problemet në nyej e paraqet mbipesha, dhe studiuesit për këtë kanë zbuluar një ndërlidhje mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive që digjen gjatë ushtrimeve.

Dr. Frederik Fuchs rekomandon që të vraponi lehtë, të bëni zgjatje dhe të vraponi në park, e jo në shirit vrapues (treadmill).

Veç kësaj, ai rekomandon të merrni sasinë e rekomandueshme të vitaminës D, pasi që dielli i rregullon nivelet e kalciumit dhe fosfatit – thelbësore për shëndetin e eshtrave – përderisa mungesa e tyre shpinë në osteoporozë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...