Sot në Lipjan ka zhvilluar punimet Konventa e Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan, në këtë konventë ish Presidenti Kosovës Behgjet Pacolli the AKR-ja me Lipjanin do të ketë një rrugëtim shumë të gjatë, të pranishëm në këtë konventë ishin edhe Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri, dhe Labinot Tahiri nga AKR-ja Ferizaj, transmeton LipjaniNews.com
“Akr-ja me ju do të këtë një rrugëtim shumë të gjatë dhe do të jetë shumë e fuqishme, kemi vendos që krejt kohen tonë ta lëmë në dorën e rinisë, sepse ju keni ardhmërinë në duart e juaja ardhmërinë e një shekulli që e quajnë mileniumi i tretë që është shumë i rëndësishëm dhe do ta përjetoni këtë deri në fund”, tha Pacolli.
Lideri AKR-së dha një mbështetje të fuqishme Koordinatorit të AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ku para forumit rinor foli për angazhimin e tij që do ta ketë në Lipjan, dhe se ky angazhim do të jetë shumë i fuqishëm.
Një mbështetje e tillë për Sabit Pacolli e bëri edhe Labinot Tahiri ku me një fjalim rasti tha se Sabiti është njeri me shumë vlera dhe se mund të bëjë shumë për Lipjanin.
Kryetari Komunës së Mitrovicës tha se tashmë ka kaluar koha e komandantëve tani është koha e njerëzve të biznesit njerëzve që dinë të krijojnë vende pune njerëz që dinë të orientojnë vendin drejt bashkimit evropian ka thënë Bahtiri./LipjaniNews.com/

/LipjaniNews.com/


