I vetmi në rrethinë, ngjyrë të bardhë, motor 5.5-litër V8 Twin-Turbo 705 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 330 km/h.
Goma të përparme 265/30 R21 dhe të pasme 295/30 R21, është ky Mercedes që tash po bënë gjiro në Lipjan.
Kjo super veturë, tashmë gjendet në Lipjan, me pronësi të një Lipjanasi, ku sipas tij kjo veturë ka kushtuar rreth 275 mijë euro.
Derisa modeli standard S63 AMG 4MATIC shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda, modeli i modifikuar këtë shpejtësi e “kap” për 0.7 sekonda më shpejtë ndërsa shpejtësia maksimale është 300 kmh.
Lipjanasi ka thënë për LipjaniNews.com se pas tre javësh, në Lipjan do të vjen një veturë shumë speciale ku sipas tij do të jetë i vetmi në Evropë që do ta posedoj.
Foto: LipjaniNews.com




