Ahmeti flet për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe shtetit të Francës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe shtetit të Francës.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti e ka njoftuar ambasadoren, Maryse Daviet, rreth angazhimit të qeverisjes lokale në zhvillimet e Komunës së Lipjanit. Po ashtu ai e ka përmendur Lipjanin si një komunë me kapacitet të lartë për zhvillim ekonomik me theks te veqant per zhvillimin e bujqësisë. Në të njejtën kohë, Kryetari Ahmeti ka paraqitur si problem vërshimet që ndodhin gjithmon pas reshjeve në Komunën e Lipjanit dhe menaxhimin e ujërave të zeza, njoftoi Komuna e Lipjanit
Pasi e ka vlerësuar lartë angazhimin e deritashëm të qeverisjes lokale për zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës së Lipjanit, ambasadorja franceze, Maryse Daviet, e ka njoftuar Kryetarin Ahmeti me kapacitetet dhe mundësitë që i ka Franca dhe kompanitë e ndryshme nga ky shtet, duke e përmendur edhe një kredi që ka ofruar Shteti i Francës për Kosovën ku në këtë rast edhe Komuna e Lipjanit do të jetë përfituese, e cila kredi mbulon fushat e menaxhimit të ujërave të zeza

14383987_10209218724337190_143922563_n

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...