Fëmija i moshës 9 vjecare nga qyteti i Gostivarit i cili para ca ditësh ka humbur të dy prindërit në një aksident trafiku që ndodhi në Kosovë, krahas dhimbjes për humbjen e madhe që po perjeton në këtë moshë të njomë, po përballet me nje gjendje jashtezakonisht te rrëndë ekonomike.
“Luten të gjithë ata që kanë mundësi dhe me aq sa kanë mundësi ta ndihmojnë këtë voglush ,që të paktën në aspect ekonomik të behet mirë. Të interesuarit le të më shkruajnë , që ti drejtoj në adresën ku mund t’i donojnë mjetet financiare. (Profeti a.s. ka thene: Un dhe kujdestari i një jetimi do të jemi bashk në xhenet)”, thuhet në njoftimin për opinion nga Këshilli Iniciativë i përbërë nga shokë dhe miqë të prindit të ndjerë të fëmijut 9 vjeçar.
Të gjithë të interesuarit që kanë vullnet të mirë për t’i dalur në ndihmë jetimit 9 vjeçar, ndihmat e tyre mund t’i orientojnë tek Piceria “Picaso” në qytetin e Gostivarit.
FLAKA.info mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Iniciator dhe për çdo zhvillim do tu njoftojë në kohë.


