Deklarohet i fajshëm britaniku i akuzuar për tentim vrasjeje ndaj Donald Trump

PUBLIKUAR

Britaniku 20-vjeçar Michael Sandford, i akuzuar se ka tentuar ta vriste kandidatin republikan për president të ShBA-ve gjatë një tubimi në Las Vegas në qershor të këtij viti, është deklaruar i fajshëm për akuzat më të vogla se ka qenë një i huaj në posedim të armës së zjarrit dhe se shkelur rendin.

 

Sandford, i cili vjen nga Dorking në Surrey, pritej të dilte në gjyq në tetor të këtij viti dhe të përballej me dënim të mundshëm prej 20 viteve burg në ShBA, transmeton Express.

Por, pasi që ka nënshkruar një marrëveshje me prokurorët duke u vetë-deklaruar i fajshëm, ka shumë mundësi që ai të burgoset për më shume se 27 muaj.

Një seancë gjyqësore për shpalljen e dënimit do të mbahet më vonë./gazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...