Imami i Xhamisë së Lipjanit uron besimtarët e Komunës së Lipjanit me rastin e festës së Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Hoxha i Xhamisë së Lipjani, Skender Mehmeti, nëpërmjet një letre ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin thuhet se Festa e Kurban – Bajramit na sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë, transmeton LipjaniNews.com

Me rastin e festës së Kurban Bajrami në Emër të Xhamisë së Lipjanit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve islam i uroj festën e Kurban Bajramit duke dëshiruar që mes nesh të mbretëroj Dashuria, Solidariteti, Tolerance e Uniteti sepse vetëm në ketë mënyrë do të jemi të lumtur.

“Bajrami të cilin e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është edhe një rast që ti falënderohemi Atij që po mundemi të jetojmë nën rrezet e besimit tonë, ti gëzohemi njëri tjetrit dhe ta ndajmë dashurinë mes vete Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë Bajrami, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese, dashurinë ndaj familjes dhe miqve e fqinjëve, të respektojnë konceptin universal e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu. Kam kënaqësinë, që , të ju uroj të gjithëve Festën e Kurban Bajramit dhe bashkë me ju të ndaj gëzimin dhe dashurinë që sjell për ne kjo festë e madhërishme. Hoxhë:Skender Mehmeti”, thuhet në urim, transmeton LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...