Sadri Ferati: Serbia po mundohet të fitojë poena politikë

PUBLIKUAR

Në Kosova Direkt të Klan Kosovës, për të diskutuar rreth shkuarjes së Grupit Menaxhues në Bruksel, i ftuar ishte deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati.

Ferati këtë veprim të Grupit Menaxhues e ka konsideruar të ndikuar nga Serbia, njëkohësisht të befasishëm.

“Është diçka e befasishme dhe sipas informatave që kam ata nuk janë pritur në nivel zyrtar. Edhe njëherë shihet që në këto tema të mëdha një pjesë e institucioneve në Serbi dëshirojnë që çështjen e Kosovës dhe asociacionit ta paraqesin si diçka si jo kosovare”.

“Mirëpo ata janë trup i emëruar nga institucionet e Kosovës dhe i përgjigjen institucioneve të Kosovës. Shpresoj që këto spektakle të mos përsëriten më”, ka thënë Ferati, raporton KlanKosova.

Për më tepër sipas tij Serbia po përpiqet që të fitoj poen politik.

“Edhe njëherë dëshmohet që nga gjëra të vogla ata provojnë të bëjnë poena politikë brenda auditorit të vet në Serbi dhe Kosovë”.

Ferati vlerëson që asociacioni si një organizatë mund të lehtësoj punët e komunave, mirëpo duke pasur parasysh tendencën e tyre ai beson që do të jenë në vëzhgim nga qeveria.

Ndërsa, jetësimin e Asociacionit të Komunave Serbe e sheh si temë të nxehtë.

“Asociacioni do të jetë një temë e nxehtë sikurse demarkacioni, mirëpo opozita kërkon që të respektohen të gjeturat e kushtetueses”, përfundoi deputeti Ferati.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...