Shfaqen minjtë në kompaninë ETC në Lipjan

PUBLIKUAR

Lipjan, 6 shtator – Qytetarët e Lipjanit ankohen për mosmirëmbajtje të higjienës në kompaninë “ETC” në Lipjan, madje sipas tyre aty kanë edhe minjtë (pacova) kanë hyrë brenda biznesit.

Një qytetar i Lipjanit i cili është i njohur për LipjaniNews, madje konsumator i rregullt i kësaj kompanie është ankuar se pikërisht më datën 12 gusht të këtij viti ishte ankuar personalisht tek menaxheri i kësaj kompanie përderisa me sytë e vetë e kishte parë një minj në sektorin e teknikës së bardhë, ndërkaq kishte marrë premtime nga ky menaxher se do ta marrin parasysh këtë ankesë, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

“Sërish gjatë ditëve të kaluara e kam parë një minj në rafte afër sektorit të teknikës së bardhë pikërisht aty ku gjenden bateritë dhe DVD-të. Personalisht gjithmonë kam qenë dhe do të vazhdojë të jem konsumator i rregullt i “ETC”-së për shkak të disa çmimeve më të lira, mirëpo minjtë janë të pa pranueshëm brenda këtij biznesi derisa aty ka gjëra ushqimore dhe dikush mund të helmohet, prandaj me këtë deklaratë po e jap vetëm një sugjerim që të merren masa për largimin e minjve”, ka thënë një konsumator i ETC-së i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri në portal, mirëpo identiteti i secilit është i njohur për redaksin.

Ai më tej ka kërkuar edhe inspektorati i komunës së Lipjanit për t’i vizituar më shpesh kompanitë e tilla./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...