Nëse NUK djersiteni gjatë verës, jeta juaj është në rrezik!

PUBLIKUAR

Simptomat e anhidrozës janë: ju bien ngërç muskujt dhe ndieni dobësim, zemra ju rrahë fort, keni lëkurë të kuqe, nuk djersiteni apo djersiteni shumë pak, ju është ndryshuar aroma e trupit dhe keni halucinacione.

Anhidroza është paaftësia e djersitjes normale. Edhe pse mbase tingëllon si një gjendje serioze, anhidroza mund të jetë e rrezikshme për jetën, por në rastet më të këqija shkakton komën, transmeton Telegrafi.

Kjo sëmundje është pamundësia e prodhimit të djersëve apo ai prodhim është shumë i vogël.

Sëmundjet e lëkurës, dëmtimi i lëkurës, sulmet e nxehtësisë, diabeti, dehidratimi apo ndonjë çrregullim neurologjik mund të jenë shkaktarë të kësaj sëmundjeje. Për shembull, gjëndrat e djersitjes bllokohen te sëmundjet e lëkurës.

006dd8f587764d6896a6037b4a3773af

Simptomat e anhidrozës janë: ngërçet e muskujve dhe ndieni dobësim, zemra ju rrah fort, keni lëkurë të kuqe, nuk djersiteni apo djersiteni shumë pak, ju ka ndryshuar aroma e trupit dhe keni halucinacione.

Lëkura e të sëmurëve është e thatë. Ata nuk e përballojnë nxehtësinë për shkak të mungesës së termorregullimit.

Ky çrregullim i djersitjes lehtë mund të çojë deri në molisje me nxehtësi apo deri në sulm shumë të rrezikshëm të nxehtësisë.

Të sëmurët këshillohen që t’u shmangen aktiviteteve të mundimshme fizike dhe nxehtësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...